Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Rudari nën shoqërimin e nipave të vegjël ka votuar në shkollën “Naim Frashëri” në Podujevë, njofton Klan Kosova.
Rudari u deklarua para mediave pas votimit ku falënderoi të gjithë qytetarët që po votojnë teksa apeloji që të gjithë të respektojnë masat anti-pandemi.
“Falënderoj komisionarët dhe vëzhguesit të cilët janë zgjuar herët për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor. Sigurisht se sot është një ditë e jashtëzakonshme, sepse edhe situata është e jashtëzakonshme me COVID-19. Apeloj nga qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre për të votuar, por të kujdesen edhe për veten, të mbajnë maskat dhe distancën”, u shpreh Rudari.