Rreth 20 mijë të prekur me COVID në Kosovë: 681 të vdekur, mbi 3 mijë raste aktive
94 mijë e 456 persona janë testuar për koronavirus, nga 13 marsi kur edhe ka nisur shfaqja e rasteve të para në Kosovë. 19 mijë e 842 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 kanë vdekur, raporton Express
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 514 raste të reja me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka bërë të ditur se janë testuar 1 mijë e 700 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 19 mijë e 842, derisa raste aktive janë 3 mijë e 641.
Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në 681 numrin e vdekjeve si pasojë e koronavirusit në vend.
86 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri është gjithsej 15 mijë 20.
“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./GazetaExpress/