Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Reagon ashpër Daut Haradinaj: Gëzohu Beogradi e gëzohu individë të Kosovës, kjo është e turpshme

    05/11/2020 | 21:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj është deklaruar edhe një herë lidhur me aktakuzat e konfirmuara ndaj ish-komandatëve të UÇK’së, duke thënë se ka individë edhe në Kosovë që po gëzohen lidhur me këto zhvillime, shkruan Gazeta Metro.

    Kështu deklaroi ai në Debat Plus, ku tha se nëse dikush mendon që persona si Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentari kosovar, ka kryer krime të luftës e ka gabim.

    “Gëzohu Beogradi, gëzohu individë të Kosovës, kjo është e turpshme. Nëse dikush mendon që Jakup Krasniqi ka kryer krime të luftës, e ka gabim.”, ka thënë ai, raporton Gazeta Metro.

    Tutje, Haradinaj theksoi se nuk ka pranuar thirrje nga Gjykata Speciale, teksa shtoi se e ka kryer obligimin e tij ndaj drejtësisë.

    “Jo unë me të thanë të drejtës, askush nuk ka fol me mu prej vitit 2002 kur kam shku vullnetarisht, deri sot. E kam kry obligimin ndaj drejtësisë në mënyrën më të mirë të mundshme.”, shtoi ai.

    Ndryshe, deklarata e Haradinajt dhe reagime të tjera në vend vijnë pas konfirmimit të aktakzuave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Rexhep Selimi./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.