Qeveria e Kosovës do të mblidhet të premten në mëngjes.
Përmes një njoftimi nga Zyra e kryeministrit Avdullah Hoti, është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje nesër në orën 09:00, transmeton Zeri.info.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Hoti do të mbajë konferencë për media.
Kujtojmë se një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale, e ka kërkuar partneri i koalicionit AAK-ja, e cila pas mbledhje së kryesisë kanë dal me katër kërkesa, ku një ndër to ka qenë për mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara dhe se qeveria duhet të ndërpresë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re./Zëri