Ushtruesja e Detyres së presidentit, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësorë të cilët gjatë punës së tyre janë infektuar me COVID-19 dhe kanë humbur jetën nga ky virus.
Osmani përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ceremonia e ndarjës së dekoratave do të organizohet së shpejti në Presidencë.
“Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësorë të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion. Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve. Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”, ka shkruar ajo./Zëri