Billbordit të vendosur në hyrje të Komunës së Graçanicës “Liria ka emër”, i është vënë flaka, mëngjesin e sotëm. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detje lidhur me rastin në fjalë.
“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese ( Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka deklaruar Ahmeti.