Peshkopi serb Teodosije ka thënë se vdekja e kryepopit serb Irinej, ishte një dhimbje e madhe për popullin e tyre dhe se ai kishte lënë testament për të mos hequr dorë nga Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shtoi se pozicioni i Irinej ishte shumë i qartë për çështjen e Kosovës.
“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë.
Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Peshkopi Teodosije.
Sipas Teodosije, këto fjalë dhe një qëndrim i tillë i Irniejt ngjall një forcë shtesë, por ai tha se ato gjithashtu detyrojnë që të qëndrojmë në atë rrugë, duke e ruajtur zotimin e tij, testamentin./GazetaSinjali/