Nënkryetari i VV-së në Mitrovicë të Jugut, Alban Uka, është lajmëruar nga veriu i vendit ku janë mbyllur vendvotimet.
Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë shqiptare në veri.
“Përshendetje nga Veriu i Mitrovicës, ku ne këto qaste Lëvizja VETËVENDOSJE! shpallet subjekti i parë shqiptar fitues! URIME”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, ende nuk ka rezultate zyrtare për Mitrovicën e Veriut, mirëpo matësit paszgjedhor e nxjerrin fitues kandidatin e Listës Serbe dhe në vendin e dytë VV-në.
VV-ja po feston në veri për shkak të garës që kanë me PDK-në në këtë komunë, e cila zakonisht dilte parti e dytë.