Ka vazhduar me përplasje të mëdha seanca e Kuvendit të Kosovës në mes të LVV-së dhe LDK-së.
Kësaj radhe deputetja e LDK-së Besa Gaxherri e irrituar që nuk iu dha fjala kur e kërkoj për kundërreplik ndaj deputeti Dimal Basha, i tha Arbërie Nagavcit si kryesuese e seancës, që nuk po respekton rregulloren e punës së Kuvendit, raporton IndeksOnline.
Gaxherri e mllefosur, më tutje tha se Vetëvendosje ka qëllim që edhe çështjen e diasporës ta përdor si të vetën, që gjithçka për ta është vetëm votë dhe nga ky prizëm e shohin situatën.
Diskutimi i Gaxherrit në lidhje me këtë çështje:
Ju Vetëvendosja keni qëllim që edhe çështjen e diasporës ta përdorni.
Ju gjithçka i vëni në shërbim të votës, edhe të gjallë edhe të vdekur edhe diasporën, diaspora jonë e nderuar nuk besoj që mashtrohet që dilni ju e qani për ta.
Ata nuk kanë nevojë as për manipulimet e juaja.
Ata na përcjellin çdo ditë qysh sillemi na këtu.
Ata kanë nevojë që ju me votu ligjin e këtij vendi. Mos me i thanë cdo vit kështu.
Leni manipulimet dhe mënyrën që mos me zgjedh metodë me marrë një vota
Diaspora nuk është e juaja.