Sot po mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut, zgjedhje këto që po mbahen në rrethana tejet të jashtzakonshme.
Fokusi i këtyre zgjedhjeve mbetet Podujeve nga ku po zhvillohet një garë e nxehtë si me vota dhe debat elektoral në mes të kandidatëve Shpejtim Bulliqi dhe Nexhmi Rudari.
Në përkrahje të kandidatëve në Podujevë sot kanë shkuar edhe zyrtarë të partive LVV dhe LDK, për të dhënë një përkrahje morale për kandidatët e tyre.
Deputetja Rrezarta Krasniqi ka realizuar një takim me vajza nga ky qytet, kurse Drejtori i Administratës që vie nga LVV ka realizuar një takim me qytetarë të afërt me subjektin e tij politik, takim ky që ai i ka dhënë epitetin e “Llapit të Zahir Pajazitit.
“Me bijat Llapjane, vazhdojmë” ka shkruar Deputetja Rrezarta Krasniqi.
Pavarsisht rivaliteti në këto zgjedhje në Podujevë, LDK dhe LVV kanë një bashkëjetësë të mirë institucionale në koalicionin qeverisës në Vushtrri.