Partia Demokratike e Kosovës, ka përcaktuar Enver Hoxhajn, si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.
Burimet brenda PDK-së i kanë thënë Telegrafit, se kjo pritet të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e partisë.
Ndryshe, sot Veseli ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.