Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kundërshtuar masat e reja të Qeverisë, të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.
Kjo shoqatë gjatë ditës e shpalli “persona non grata” të gjithë qeverinë e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, për të cilët është thënë se nuk do të shërbehen me kafe.
Pas kësaj, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se gastronomët nuk e kanë kuptuar vendimin e Qeverisë, duke i ftuar ata për kafe në zyren e tij, për siç ka thënë ai, t’i sqaruar edhe më shumë për masat, transmeton Zeri.info.
“Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Tahiri.
E pas këtij postimi të Tahirit, i është përgjigjur njëri prej anëtarëve të shoqatës, Luaras Meha, i cili e ka pranuar ftesën e zëvendëskryeminist.
“Faleminderit Besnik Tahiri për kafe edhe për gadishmërinë, nesër te ti jemi për kafe”, i ka shkruar Meha në koment./Zëri