Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij si president i ri i SHBA-së.
Osmani ka thënë se Biden është një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur.
“Në emër të njerëzve të Kosovës, iu shpreh urime të përzemërta Joe Biden dhe Kamala Harris për zgjedhjen e tyre për të udhëhequr popullin e Shteteve të Bashkuara”.
“Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj si president dhe zëvendespresidente të SHBA-së, demokracia do të lulëzojë në Amerikë dhe në të gjithë botën”.
“Për disa dekada, Joe Biden ishte zëri i njerëzve të diskriminuar në të gjithë globin. Për ne, ai është mik i përkushtuar dhe një mbështetës i madh i Kosovës së lirë dhe të pavarur. Unë pres një bashkëpunim të ngushtë me të dhe administratën e tij, në forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta dhe aleancës strategjike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter.