Banorët e fshatit Novolan të Komunës së Vushtrrisë nga nesër do të kenë mundësi që përfundimisht pas shumë vitesh të kenë ujë të pijes nga rrjeti i ujësjellsit në çeshmet e tyre.
Uji për banorët e këtij fshati si test do të lëshohet nesër nga ora 15.00, njofton kryetari i fshatit, Agron Lushaku.
“Nga nesër pas ores 15.ooh do ju vjen uji nëper qeshmet tuaja ne shtepi si testë i parë, ju lus që nga kjo kohë ti leni qeshmet te leshuara pasi nga ajri me presion te lartê mund ju shkaktoj dëme në gypat e juaj.” njofton Lushaku.
Gjithashtu Lushaku ka njoftuar se përurimi i Ujësjellësit do të bëhet më 28 Nëntor nga ora 15.00 te Parku i këtij fshatit.