Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspores e ka përshëndetur arritjen e marrëveshje për zhbllokimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
MPJD thekson se ndërtimi i kësaj rruge ka rëndësi të madhe për banorët dhe bashkëpunimin mes dy komunave fqinje.
“Marrëveshja e arritur falë lidershipit dhe punës maratonike të kryetarit të Deçanit në kërkim të zgjidhjes së ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, z.Bashkim Ramosaj, dhe ndërmjetësimit aktiv të Ambasadorit italian në Republikën e Kosovës, z.Nicola Orlando, është me interes nacional, pasi ndërtimi i kësaj rruge zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe lidhë Kosovën me Malin e Zi”.
“Rruga Deçan-Plavë, e cila lidhë rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, ka rëndësi strategjike për të gjithë shqiptarët, lehtëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe transportit të mallrave, e po ashtu, dhe do të jetë atraktive për zhvillimin e turizmit”.