Maqedonia e Veriut e ka dërguar kontigjentin e parë prej 44 ushtarësh në kuadër të Misionit Paqëruajtës së KFOR-it në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.
“Kontingjenti i parë maqedonas me 44 anëtarë të Ushtrisë sot nga Kazermat Kuzman Josifovski – Pitu në Tetovë, u nis për në Kosovë, ku në gjashtë muajt e ardhshëm ata do të punojnë në komandën kryesore të KFOR-it në Prishtinë dhe do të sigurojnë komandën rajonale KFOR Perëndim. Maqedonia Veriore zë vendin e saj në NATO si një vend që do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan!”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.