Në fillim të viteve 2000, Werder Bremen ishte si një fabrikë futbollistësh Bayernin e Mynihut. Herzog, Basler, Frings, Borowski, ishin vetëm disa prej lojtarëve që nga ishin transferuar të gjiganti bavarez.
Megjithatë, viteve të fundit pothuajse asnjë futbollist i Werderit nuk ka gjetur vend te Bayerni, transmeton Indeksonline.
Legjenda braziliane e futbollit, Giovane Elber ka deklaruar se aktualisht vetëm Milot Rashica mund të arrijë standardet që kërkohen të skuadra më e suksesshme gjermane.
“Rashica ka aftësi që të luaj atë rol te Bayerni. Kur them Rashica, mendoj në atë që e kemi parë para disa muajsh në Bundesligë, jo këtë të tanishmin. Së fundi ai ka kaluar formë të dobët dhe ka pasur disa lëndime” deklaroi Elber.