Para pak minutash u mbajtë konferenca për medie e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, raporton Gazeta Olle.
Nga kampi i “Dardanëve” në konferencë dolën ndihmëstrajneri, Muharrem Sahiti së bashku me mesfushorin, Hekuran Kryeziu dhe Sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun e një përkthyese.
Kryeziu tha fjalët e tij në lidhje me ndeshjen e nesërme, teksa vlerësoi lartë sllovenët dhe tregoi se a ka presion apo jo Kosova.
“Siç tha trajneri jonë, nesër do kemi ndeshje të vështirë kundër Sllovenisë, por prapë do mundohemi të japim maksimumin ndaj një kundërshtari që është mjaft i fort”
“Nuk jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e fundit me Shqipërinë dhe do provojmë të reagojmë nesër kundër Sllovenisë”
“E vërtet që nuk kemi gjasa për vendin e parë, por prap duam të mbesim në këtë ligë dhe të mos jemi të fundit. Nuk kemi presion, është më e lehtë për ne të luajmë kur nuk na nevoitet me doemos fitorja”