Që nga maji mars kur pandemia COVID-19 preku Kosovën, vetëm në komunën e Vushtrrisë deri më sot kanë vdekur 35 persona, shkruan Zeri.info.
Vetëm në javën e fundit në Vushtrri janë shënuar 110 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 42 të tjerë dhe kanë vdekur 3 persona.
Drejtori i Shëndetësisë, në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka publikuar statistikat e ballafaqimit me COVID-19, ku që nga marsi, janë regjistruar 851 raste në këtë komunë.
Për momentin në Vushtrri janë 249 raste aktive me COVID-19.
Sipas masave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, komuna e Vushtrrisë është në zonën e verdhë me rrezik të mesëm të infektimit. /Zëri