Klubi nga Kosova, KFF Mitrovica duhet të luajë sfidën ndaj SKN Saint Polten nga Austria me katër nëntor në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.
Por, problem po del të jetë paisja me dokumente për udhëtim me Ambasadën e Austrisës në Shkup e cila iu ka refuzuar vizat për lojtaret e klubit nga Mitrovica.
Njoftimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:
Reagim:
Ambasada e Austrisë, në Shkup, me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak ” SKN St.Polten”, sot na i ka refuzuar vizat për lojtaret e ekipit tonë “Mitrovica”, edhe pse termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull.Ndeshja ka qenë e planifikuar për datën 4 Nëntor.
Ndeshja është kualifikuese për Ligen e Kampioneve, ndërsa Ambasada Austriake “kërkon” ftesë të klubit nga Austria.
Ne jemi klubi i 32 në Evropë i licencuar për gara Evropiane ndërsa Ambasasa Austriake shpik “kerkesa” që nuk kanë të bëjnë me sportin dhe klubet sportive.Krejt këto manovrime Ambasada e Austrisë në Shkup sot i ka bërë me qëllim që t’i krijoj favor klubit austriak.
Ne si klub kemi bërë rezervimin e Hotelit, kemi siguruar transportin, kemi aplikuar për vizë duke paguar sigurimet shëndetësore për krejt klubin dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë garancionin e nevojeshëm për ne.
Andaj mos paisja me viza e klubit tonë është përpjekje që loja me u vendos në tavolinë e jo ne fushë në mënyrë sportive.
Ne do te ndjekim te gjitha procedurat në konsultim me FFK dhe UEFA-n, me besim te plotë se rezultati sportiv duhet të vendoset ne fushë në lojën magjike të futbollit.
Si kryetar i klubit futbollistik të femrave “Mitrovica”, ndjej keqardhje për këtë refuzim sidomos nga lojtaret tona që po shënojnë suksese në vazhdimësi.
Hajrulla Haxhiu.