Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Jahjaga: dërgesat e diasporës të rëndësishme për ekonominë e kosovës

    19/11/2020 | 19:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Remitenca e dërguara nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë.

    Kështu ka thënë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga Germin Global Albanians Foundation.

    “Remitenca e dërguara nga diaspora në Kosovë vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ekonominë. Por ka dhe atë anën e vet që krijon varshmëri. Këto nuk janë zgjidhje për zbutjen e varfërisë. Remitencat e dërguara në Kosovë nuk janë materializuar sa duhet. Në vend që këto të përdoreshin për hapjen e ndonjë biznesi. Nuk do të ishim këtu po të mos ishte diaspora, në procesin e shtetndërtimit”, tha Jahjaga.

    Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin tetor 2020, diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

    Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.

    Në këtë konferencë do të mbahen 24 sesione virtuale, me 9 folës kryesor dhe një program prej 25 orëve do trajtojnë praktikat botërore dhe ndërlidhjet mes diasporës dhe vendeve amë në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.