Paraqitja e sotme e Albin Kurtit para mediave nuk i ka pëlqyer ish këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.
Në një postim të analistit dhe ish-anëtarit të Vetëvendosjes, Rron Gjinovci ku edhe ky e kritikon paraqitjen e Kurtit ka komentuar edhe Gashi.
Gashi ka shkruar se Kurtit i doli në pah populizmi sot në paraqitjen e tij në konferencë për media, përcjellë Gazeta Blic.
Në një koment tjetër Gashi shkruan se nuk e ka këshilluar askënd për me qenë demagog e me folë palidhje, duke iu referuar fjalimit të sotëm të Kurtit.
E Gjinovci në postimin e tij ka shkruar se Kurti po propozon që shteti të dalë kundër shtetit.
Kjo sepse Specialja është e Kosovës.