Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se është i hapur të flasë me partitë tjera për postin e presidentit. Ai thotë se ka pasur diskutime me PDK’në, por jo pasi që kryetari i saj Kadri Veseli u thirr nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Kemi diskutuar edhe më përpara shkuarjes në Hagë të Thacit dhe kryetarit të PDK’së Veseli. Jemi munduar të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për poztiën e presidentit në mënyrë që ajo të mos jetë shkas për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja. Pastaj nuk kemi komunikuar drejtpërdrejt pasi kemi menduar se pDKsë i duhet një periudhë konsolidimi. Nuk dua të flas pasi ajo është çështje e një partie. Por jemi të gatshëm të diskutojmë, edhe me VV’në. Nuk kemi biseduar me ata për këtë ceshtje deri më tani. Por jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje”, thotë ai.
“Nuk kemi folur për emra në LDK. Nuk mund të them asgjë pasi mendoj se në këtë situatë kemi kryeministrin e vendit dhe si parti nuk mund të na takojnë të dy pozitat”, shtoi ai ne RTV 21.