Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoti: Askush nuk e ka pushim për 28 nëntor

    27/11/2020 | 18:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se dita e hënë, 30 nëntor 2020, nuk do të jetë pushim, por do teë jetë ditë e rregullt e punës.

    Këtë njoftim Hoti e bëri përmes një postimi në Facebook, ku tha se ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë.

    “Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

    Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.

    Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Zakonisht, festa e 28 nëntorit ka qenë ditë pushimi nëpër shkolla dhe institucioneve publike . /Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.