Ish ministri LDK-së, Astrit Haraqija ka thënë se LDK-ja duhet të mblidhet dhe të analizojë mirë situatën në të cilën gjendet. Ai tha se LDK-ja nu duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.
Haraqija në Pressing të T7 tha se Osman i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja.
“LDK-ja duhet më bë vetëkritikë, nuk duhet me pru parashutistë. Duke fillu nga zonja Osmani. Ma shumë u gëzu ajo që ka fitu Vetëvendosja sesa Vetëvendosja vetë. Nuk është problem i mi ky, ky është problem i zotit Mustafa që është kryetarit të partisë. Unë kur më ka mund zotri Mustafa jam tërhequr, nuk e kam kallur shtëpinë. Prandaj po them parashutiste”, tha Haraqija./Gazeta Express/