Është gjetur Laureta Kuleta, e cila ishte zhdukur para disa ditësh.
19-vjeçarja nga Obiliqi është gjetur rreth orës 16:00.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se gjendja shëndetësore e vajzës është e mirë.
“Sot rreth orës 16:00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë) vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”.