35 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta gjashtë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ky spital njofton se gjatë fundjavës atje 598 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga ta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.