Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gashi: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk tërhiqet, kërkesa e PDK-së për pezullim e çuditshme

    11/11/2020 | 11:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të largohet nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ani pse pak orë para se të fillojë seanca për këtë çështje, Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se pezullon të gjitha pjesëmarrjet në Kuvend për një javë.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se deputetët e kanë për detyrë të kryejnë punën e tyre, derisa thotë se është e çuditshme një kërkesë e tillë e PDK-së, për mos pjesëmarrje.

    “Po e shohim, deputetët e kanë për detyrë me kanë në Kuvend edhe me zhvillu punën e tyre. Më duket e çuditshme si kërkesë kjo e PDK-së, ne kemi në rend dite një çështje që është jetike për ekonominë dhe qytetarët e vendit. Ky projektligj është në rend dite sot në seancë”, tha ai.

    Ndryshe, pezullimi i aktiviteteve të deputetëve të PDK-së, për një javë në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur si shkas i zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës, ku ka nisur gjykimi i ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe deputetit Rexhep Selimi./arbresh.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.