Pamjes së shëmtuar të kabllove në qytetit duket se shpejt do t’u vie fundi, kjo pasi që nga sot ka filluar në terren puna për largimin e tyre nga kjo hapësirë publike e qytetit të Vushtrrisë.
Eskavatorë dhe mjete të tjera të punës janë parë sot në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë ku edhe kanë nisur punimin për largimin e tyre dhe futjen e tyre në kanalin nëntokësor.
Përveç kabllove nga sheshi do të largohen edhe disa barriera nga betoni të cilat ishin vendosur në pjesë të ndryshme të këtij sheshi.
Ky projekt zyrtarisht ishte hapur para disa muajsh kurse tani vetëm se kanë filluar punimet për realizimin e tij.