Dy të moshuar nga komuna e Vushtrrisë kanë humbur jetën me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK që para pak minutash ka publikuar bilancin 24 orësh sa i përket rasteve të reja dhe humbjeve të jetëve nga pandemia e Covid-19 në Kosovë.
Siç bëhet e ditur nga IKSHPK pacientët që kanë ndërruar jetë nga komuna e Vushtrrisë janë të moshave 80 dhe 72 vjet.
Siç njoftohet nga mbarë komunat e Kosovës janë 19 vdekje të regjistruara për këto 24 orë ku prijnë komuna e Gjilanit dhe Prizrenit që kanë nga 4 raste të vdekjes, e pas tyre është komuna e Vushtrrisë.