Vushtrria e ka humbur edhe sfidën e rradhës si nikoqire në përballjen ndaj KF Istogut në Ligën e Parë.
Istogasit shënuan golin e fitores në minutën e 51-të ku golashënues ishte Yoan Olivier.]]
Ky ishte edhe goli i vetëm në këtë takim për të arkëtuar tri pikë më shumë për klubin dukagjinas, kurse për Vushtrrinë goditja e rradhës me minus tre pikë.
Rikujtojmë se rezultat i dobët ishte shënuar edhe në takimin e kaluar ku Vushtrria humbi edhe nga klubi A&N i Ligës së Parë.
Paknaqësi për rezultatet kanë shprehur edhe tifozeria “Forca”, ku përmes disa grafitesh javën e kaluar protestuan ndaj kryetarit të klubit KF Vushtrria.