Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deri në fund të vitit zyrtarëve policorë do t’u bëhen pagesat për orët shtesë dhe shujtat

    23/11/2020 | 09:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar marrëveshjen me kryeministrin Avdullah Hoti, në të cilën është vendosur që tu paguhet orët shtesë Policisë së Kosovës për 100 për qind.

    Madje, ai tha se deri në fundvit do të kryhen pagesat në tërësi edhe sa i përket shujtave për të gjithë punonjësit në operativë që punojnë 12 orë.

    “Jemi të kënaqur për marrëveshjen që kemi bërë me kryeministrin Hoti sepse ai ka premtuar që orët shtesë do të paguhen 100 për qind. 50 për qind janë paguar, ndërsa deri në vitin e ri do të paguhen në tërësi. Tani për tani është kërkesë e të gjitha regjioneve që të paguhen”.

    “Sido qoftë policët tanë dalin në pension me 95 euro. Kryeministri është pajtuar që orët shtesë të paguhen në tërësi, pako 100 euro derisa është pandemia, ndërsa kemi premtimin e tij edhe për shujta që të paguhet vetëm për 3 muaj, ndërsa nga vitit i ri shujta është për të gjithë punonjësit e policisë në operativë në planin 12 orësh. Ne tani jemi duke punuar me drejtorinë dhe ministrinë të bëhet një marrëveshje ku mund të ngritet ndërrimi i natës”.

    Kur foli për dhunën e ushtruar nga zyrtarët policor, Tasholli theksoi se dhuna nuk është asesi e lejueshme, raporton EO.

    Mirëpo, ai tregoi se ka rregullativa dhe ligji e thotë që kur mund të përdoret vetëmbrojtja apo forca.

    “Dhuna nuk është asesi e lejueshme. Mirëpo ne kemi rregullativa edhe ligji e thotë që në proporcion të përdoret vetëmbrojtja apo forca. Në shikimin të parë mund të jetë një vrazhdësi paraprakisht mirëpo një qytetar nuk e dinë procedurën se pse ka ardhur deri te përdorimi i forcës”.

    “Prandaj asnjë polic në Kosovë nuk dëshiron ta përdorë forcën. Mirëpo i lejohet kur me përdorë forcën. Nëse e tejkalon autorizimin zyrtar janë procedurat që merren me të dhe i shqiptohen masa disiplinore”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.