Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka reaguar ndaj masave të reja kundër COVID-19, të vendosura një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, shkruan GazetaBlic.
Në një postim në Facebook, Rramani ka thënë se këto masa s’e luftojnë pandeminë e virusit korona, derisa ka kritikuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Masa të tilla si këto të një qeverie KOTI, e të një ministri të paditur të shëndetësisë nuk e luftojnë pandemin COVID-19. Masa të tilla janë luftë direkte ndaj ekonomisë së vendit, është dëmtim direkt i bizneseve”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, kundër këtyre masave janë shprehur edhe gastronomët, të cilët edhe kanë protestuar gjatës ditës./GazetaBlic