Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bulliqi: Falënderoj ministrin Arbashi që shtroi asfalt 2cm për qytetarët e Llapit

    30/11/2020 | 12:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, i cili ka dalë si fitues i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, ka thënë se tani e tutje Llapi dhe Gollaku do të frymojnë lirshëm nën drejtimin e tij.

    Në vazhdimin e seancës plenare që po mbahet në Kuvend, Bulliqi ka thënë se qytetarët e Komunës së Podujevës e lanë pas një pushtet i cili për 20 vjet nuk arriti t’i realizojë as për së afërmi kërkesat e qytetarëve.

    “Dje ishte ditë zgjedhore në Llap, andaj më lejoni që t’i përgëzoj të gjithë qytetarët e Llapit dhe Gollakut për një fitore mahnitëse dhe për sjelljen e ndryshimit pas 20 vjetëve atje”, deklaroi Bulliqi.

    Bulliqi gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka falënderuar edhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi që sipas tij kohët e fundit ka bërë një punë të madhe për qytetarët e Llapit, duke shtruar asfalt 2cm.

    “Unë mendoj që nesër si Kryetar i Podujevës, do të jem një kryetar që do të punoj shumë dhe do t’i trajtoj të gjithë qytetarët barabartë. Nga këtu i përshëndes të gjithë qytetarët e Llapit dhe ata të Gollakut, të gjithë deputetët e VV-së, aktivistët dhe qytetarët që na ndihmuan që këtë fitore ta bëjmë të lehtë”, tha ai./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.