Bernard Berisha do të rikthehet te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e nëntorit.
Sipas burimeve të Indeksonline, FFK-ja tashmë i ka dërguar ftesën zyrtare mesfushorit kosovar dhe ai do të grumbullohet me ekipin të hënën në Prishtinë.
Në këtë mënyrë, trajneri Bernard Challandes i jep fund polemikave të shumta që u krijuan në opinion për ndëshkimin që i bëri Berishës pas gjestit që bëri në ndeshjen ndaj Greqisë.
Anëtari i Akhmat Groznyt nuk ishte ftuar fare për ndeshjet e tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Greqisë.
29 vjeçari po kalon formë të lartë në Rusi dhe pritet të luaj në miqësoren ndaj Shqipërisë, duke pasur parasysh që Arbër Zeneli është i lënduar dhe është pikëpyetje nëse do të grumbullohet