Shoqatat “Bamirësia” dhe “Bereqeti” kanë siguruar 100 pako ushqimore që do t’u ndahen familjeve në nevojë nga komuna e Vushtrrisë.
Ky donacion është bërë i mundur falë zemërgjerësisë së disa bizneseve lokale të cilat kanë marrë pjesë për të siguruar këto pako ushqimore.
“Sot në shoqatat tona, ”Bamirësia” dhe ”Bereqeti” – dega në Vushtrri arritën 100 pako ushqimore të cilat ishin donacion nga disa biznese të qytetit tonë.” njofton SHoqata “Bamirësia”.
Këto dy shoqata janë tejet aktive kur është fjala për t’u dalë ndihmë familjeve në nevojë nga komuna jonë.