Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamionete dhe një veture.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Po, ka ndodhur aksidenti. Një person është i lënduar. Aksidenti ka ndodhur mes një kamionete dhe veture në magjistralen Kaçanik-Ferizaj. I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Gashi Klan Kosova. /Insajderi.org