Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku me ç’rast janë shkaktuar edhe kolona të gjata që të qojnë në drejtim të Prishtinës dhe qendrës së qytetit të Fushë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Lexues të Metros kanë dërguar disa fotografi nga një aksident që ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Në pamje shihet një veturë e bardhë Volkswagen e cila është dëmtuar shumë, ku madje edhe goma i ka dalë nga vendi.
Dëshmitarët e rastit kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, mirëpo nuk dihet se a ka të lënduar.
Tutje lexuesit kanë njoftuar se qytetarët të mos nisen në drejtim të Fushë Kosovës pasi që është shumë kolonë dhe rruga thuajse është bllokuar.