Një objekt i fjalës së fundit ku pacientët nga komuna e Vushtrrisë do të kenë mundësi të marrin shërbime shëndetësore është afër përfundimit.
Siç njofton edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Sylejman Meholli, i cila e ka cilësuar këtë objekt si projektin më të madh në 20 vitet e fundit për Kujdesin Parësor Shëndetëso.
“Sot kam monitoruar nga afër punimet në ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri. Kjo qendër jo vetëm që do të ofroj kushte moderne për profesionistët dhe pacientët, por edhe do ti zonoj shërbimet shëndetësore sipas konceptit të Mjekësisë Familjare.” ka shkruar Meholli.
“Jam i lumtur që në mandatin tim veç reformave të tjera, po përfundon edhe projekti më i madhi në 20 vitet e fundit për Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Vushtrrisë, ndërtimi i QKMF-së së re” ka shkruar tutje Meholli.