Pjestarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës së bashku me disa vullnetarë mbrëmë janë nisur nga Prishtina për në Prekaz me vrapim.
Ata kanë bërë 108 kilometra vrapim në nderim të 108 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe për të nderuar Komandatin Legjendar, Adem Jasharin, shkruan lajmi.net.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, grupi i vrapuesve kanë mbërritur në Prekaz tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari.
Ideator i kësaj iniciative ka qenë Naim Foniqi dhe njëri nga Komandantët e Njësisë Speciale Intervenuese, Alban Jetullahu.
Vrapuesit ishin: Naim Foniqi, pjesëtar i Policisë së Kosovës-NjSO Alban Jetullahu, Major policor-NJSI Edmond Jakupi-Pjesëtar policor NjSO Lumni Haxholli-Polic NjSO Bekim Shyti-Ish Komandant i Njësisë Speciale, ZOSH-UÇK Mimoza Jetullahu-Vrapuese malore/asistente, klubi KTRA. Të gjithë pjesëmarrësit janë anëtarë aktiv të klubit KTRA-Prishtina.
Grupi i vrapuesve janë takuar në Prekaz edhe me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama. /Lajmi.net/