Sot ka ndërruar jetë Safet Idrizi, Specialist i Mjekësisë Familjare dhe Asambleist i PDK-së në Vushtrri.
Një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Idrizit familjes i ka dërguar edhe kryteari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri e ka cilësuar të ndjerin si njëri të urtë, humanistë dhe veprimtar të shquar të çështjes kombëtare.
Në vijimi telegrami i plotë i ngushëllimit nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara familje Idrizi
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Safet Idrizi.
E dashura famije Idrizi, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.
Dr. Safet Idrizi, specialisti i mjekësisë familjare, ishte deputet në Kuvendin Komunal Vushtrri nga radhët e PDK-së, përgjegjës për shëndetin publik në QKMF dhe ish-drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Vushtrri.
Ai ishte njeri i mirë e i urtë, bashkëpunues për interes publik të qytetarëve të Vushtrrisë, humanist dhe veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare.
Sot familja e Dr. Safetit, Kuvendi i Komunës dhe mjekësia në Vushtrri kanë humbur prindin e profesionistin më të përkushtuar.
Zoti e mëshiroftë doktorin!
Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Vushtrrisë
Vushtrri, 31/10/2020