Ish deputeti i Kuvendit të Kosvoës, Dardan Sejdiu ka thënë se shifrat e sotme për COVID-19 kanë edhe lajme të mira, përcjell Zeri.info.
Sejdiu, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se është lajm i mirë jo për faktin që ka shumë raste por për faktin që më në fund numri i testimeve po rritet çdo ditë.
Sipas tij, vetëm me informacione të sakta, pra me më shumë testime mund të kemi vendime racionale deri diku të mira.
“Vendosja e maskes, mbajtja e distances, dhe higjiena se bashku me respektimin e vendimeve na ndihmojn që ta kalojm me më pak pasoja valën e rradhes dhe dimrin që po vjen!”, ka shkruar ai. /Zëri