Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gentler ka deklaruar se kanë filluar bisedimet për njohjen zyrtare të Kosovës nga shteti i tij, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori Gentler ka thënë nga Tirana se njohja edhe zyrtarisht e Kosovës do ndodhë nga Izraeli brenda disa javësh.
Ai ka thënë se negociatat nuk kanë filluar vetëm me Kosovën, por edhe me Serbinë që ta bëj transferimin e ambasadës së saj në Izrael.
“Negociatat kanë filluar mes Izraelit dhe Kosovës por edhe mes Izraelit dhe Serbisë, do të duhet edhe disa javë për të arritur një marrëveshje, dhe me me këtë marrëveshje, besoj se kemi njohjen zyrtare. E pasur kjo me hapjen e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem”, deklaroi ambasadori Gentler.
Ambasadori izraelit ka thënë se ata kanë simpati për popullin shqiptar dhe se ata kanë bërë shumë për Kosovën në të kaluarën edhe pa e njohur pavarësinë e saj.//gazetametro.net