Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se po bëhet çmos që të ngriten kapacitetet brenda institucioneve shëndetësore dhe të rritet numri i testimeve brenda ditës.
Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, Zemaj tha se po planifikojnë që të kryejnë 3 mijë teste brenda ditës.
“Nëse brenda institucioneve tona shëndetësore, saktësisht gjashtë qendrave tona rajonale, si dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, ashtu edhe në Klinikën Infektive, ofrojmë laborator ku kryhen testime, atëherë do të arrijmë maksimumin dhe plotësimin e të gjitha nevojave për testimeve, duke mbuluar kështu nevojat e qytetarëve. Sipas planifikimeve që kemi synojmë 3 mijë teste në ditë të kryhen falas, që ofrohen nga taksat tona”, ka thënë Zemaj./Gazeta Sinjali/