Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Sipas zonjës Albulena Haxhiu, qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.
“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu në Klan Kosova.
Ky televizion sot ka nisur punën me një intervistë të Besnik Bislimit dhënë intervistueses së partisë.