Ministria e SHëndetësisë sot ka publikuar listën e Istitucioneve Private Shëndetësore të cilat do të lejohen të ofrojnë shërbime të testimit për SARS-Cov 2.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë para pak minutash është publikuar edhe lista e institucioneve privat me komunat përkatëse ku do të ofrohen shërbimet e testimit, por në këtë listë nuk figuron asnjë institucion privat nga komuna e Vushtrrisë.
Ndonëse ndër komunat më të prekura me Covid-19 dhe numër të madh të infektuarish që nga fillimi i pandemisë, duket se kriteret e MSH-së për këto institucione që do të lejohen të testojnë qytetarë për Covid-19, kanë qenë prioritet para situatës epidemiologjike në komuna.
Vushtrria gjithashtu bartë edhe barrën e një spitali ku po trajtohen raste me Covid-19, vendim ky i cili kishte ngrituar polemika në mesin e opozitës dhe pozitës në qytetin e Vushtrrisë.
Pa institucion të licensuar për testime të Covid-19 ka mbetur edhe komuna fqinje e Mitrovices, e cila është një qendër regjionale për tri komunat e këtij rajoni. Por megjithatë rajoni i Mitrovicës të vetmin institucion të licensuar do ta ketë atë në Skënderaj, ku një i tillë figuron në listëne e Ministrisë së Shëndetësisë./VushtrriaOnline