Komuna e Vushtrrisë, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit, ka marrë vendimet që nga nesër të lejohen hapja e Çerdheve Private duke respektuar masat ndaj Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi Drejtori i Inspeksionit në komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti.
“Të dashur pronar të Çerdheve dhe ju të nderuar qytetar të Komunës së Vushtrrisë, të cilët i keni fëmijët në Çerdhe private nga data 11.08.2020 mund të punojnë Çerdhet privave duke shtuar kujdesin maksimal më maska, distancë dhe pastërtinë.” ka shkruar Ajeti.