Kandidatura e shpallur nga kryesia e AAK-s për Ramush Haradinajn President merr vlerësim negativ nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.Në “Indeks-Intervist” me gazetarin Kreshnik Berisha që do ta transmetohet të dielën Osmani ka thënë se partitë në pushtet mos të mendojnë për postin e Presidentit sepse sipas saj, ky koalicion nuk përfaqëson vullnetin qytetar.“Koalicioni i tanishëm qeverisës, që është LDK, AAK, NISMA, po flitet që mund të jetë dhe PDK-ja ndërkohë, të gjitha këto parti, nuk do duhej të synonin të zgjedhnin Presidentin, sepse është një koalicion që nuk përfaqëson vullnetin qytetar” – ka thënë Osmani.
Koalicioni qeverisës sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk përfaqëson asgjë, është i deformuar dhe me vullnet të vjedhur.“Pra, është një vullnet i vjedhur, i deformuar dhe rrjedhimisht nuk do duhej që ky vullnet i vjedhur i deformuar tani ta uzurpoj edhe karrigen e Presidentit sepse është vazhdimësi e një politike që në epiqendër ka mashtrimin. Rrjedhimisht, këdo që e qet kandidat një koalicion i tillë, që ka ardhur aty me vullnet të vjedhur, natyrisht që nuk përfaqëson asgjë, dhe vetëm është vazhdimësi e interesave të ngushta” – ka deklaruar Osmani.Ditë më parë AAK kishte kandiduar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për postin e Presidentit të Kosovës