Nga mediat në Turqi tashmë po konsiderohet punë e kryer. Vedat Muriqi nga sezoni i ri do vesh fanellën e Lazios, transmeton Gazeta Metro.
Reprezentuesi i Kosovës kaloi vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por në aspektin individual shënoi sukses të madh. Sulmuesi shtatlartë e mbylli sezonin me 15 gola, duke u renditur i katërti në listën e top golashënuesve në Superligën e Turqisë. Ai gjithashtu shtoi edhe 5 asistime.
Falë formës së tij të mirë në sezonin e fundit, për sulmuesin prizrenas kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve europiane, teksa Lazio besohet se ka siguruar tashmë shërbimet e tij.
‘TRT Spor’ shkruan se tashmë është arritur edhe marrëveshja mes klubeve. Sipas televizionit turk, Lazio do paguajë 18 milionë euro për shërbimet e 26 vjeçarit, shtuar këtu edhe 2 milionë tjera në formë të bonuseve.
‘TRT Spor’ shkruan gjithashtu se Vedat Muriqi do nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me klubin italian. /gazetametro.net
🚨 Vedat Muriç Lazio’da.
📌 Fenerbahçe'nin 26 yaşındaki Kosovalı futbolcusu Vedat Muriç, 18 milyon euro+bonuslar karşılığında Serie A ekibi Lazio'ya transfer oldu.
✍ Sözleşme 5 yıllık.
— TRT Spor (@trtspor) August 19, 2020