Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar qytetarët se nëse janë testuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk kanë simptoma, të qëndrojnë në shtëpi dhe larg njerëzve të tjerë.
Ndër të tjerash u tha se nëse kanë kaluar 14 ditë nga testimi me COVID-19 dhe vazhdoni të mos keni asnjë simptomë, pas konsultimit me mjekun mund të vazhdoni me aktivitetet të caktuara duke iu përmbajtur masave anti-COVID.
COVID-19 ka prekur gjithë botën, teksa numri i të infektuarve në Kosovë është 10 mijë e 247 persona ku 327 qytetarë humbën jetën.